Telegrafi

Spami në rënie

Posedimi i spamit në të gjitha mesazhet e postës elektronike gjatë nëntorit ishte “vetëm” 70%, që është rënie e madhe në krahasim me vitin 2009 kur spam ishin 90% e të gjitha mesazheve të postës elektronike.

Në mesin e kategorive të spamit, mesazhet në lidhje me produktet farmaceutike kanë rënë në nivelin më të ulët prej kur Symantec është duke bërë hulumtime, në 32.5%, derisa para një viti përqindja e tyre ishte gati dyfish më e lartë, respektivisht 64.2%.

Gjithashtu theksohet se gjatë nëntorit Rusia ishte regjioni nga i cili vinte më së shumti spam, madje 76.6%. /Telegrafi/