Roma arriti një fitore të madhe në shtëpi duke mposhtur Viktoria Plzen 4-1.
Pas kësaj fitore ‘Giallorosët’, kanë kaluar tutje në mesin e 24 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka mbetur tejet i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Plzen ka pasur mundësi të barazonte rezultatin në 2-2 por Alisson bëri një pritje të madhe”.
“Djemtë kanë luajtur shumë mirë dhe i kam përgëzuar për këtë. Dzeko tani po e tregon fytyrën e vërtetë pasi gjithmonë kemi besuar në të”, deklaroi Spalletti.
“Të dalësh i pari nga grupi do të thotë se ke punuar dhe e ke merituar atë pozitë. Jemi të lumtur dhe synojmë të shkojmë deri në fund të kësaj gare”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/