Luciano Spalletti e ka shijuar fitoren e tretë këtë edicion me Romën në Serie A.
Trajneri italian ishte në bankë teksa shikonte skuadrën e tij duke mposhtur Crotonen me rezultat të thellë 4:0.
Ai ka thënë se e ka pritur një ndeshje të mirë nga skuadra e tij, ndërsa pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe ndaj Torinos.
“Ishte ndeshje e shkëlqyer nga gjithë skuadra. Kam pritur një reagim të mirë të ekipit pas asaj humbje në Firence”.
“Besoj fuqishëm tek ky grup i lojtarëve të cilët mund të bëjnë gjëra të mëdha së bashku”.
“Jam i bindur që do të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet e ardhshme”, tha Spalletti. /Telegrafi/