Telegrafi

Spalletti zbulon tri rregullat që e bënë Napolin kampion në Serie A

Luciano Spalletti përshkroi “tre rregullat e tij për të qenë kampion” pasi Napoli fitoi Scudetton, i cili gjithashtu ishte titulli i parë i Serie A në karrierën e tij si trajner.

Napoli bëri mjaftueshëm me barazimin 1-1 ndaj Udineses mbrëmjen e së enjtes për t’u siguruar që nuk mund të kapeshin në krye të tabelës me pesë ndeshje të mbetura.

Me një postim në faqen e tij private në Instagram, Spalletti ka dhënë përshkrimin e tij të sekretit për suksesin e tyre.

Lexo po ashtu “Lojtarëve, të gjithë tifozëve, stafit dhe familjes”, Spalletti mes lotësh tregon kujt ia dedikon titullin e Napolit

“Tri rregulla për të qenë Kampion: Qytet i pasionuar… Lojtarë fantastikë… Dhe fate të forta! Faleminderit djelmosha, faleminderit Napoli!”, ka shkruar Spalletti.

Kjo ishte Scudetto e tretë për Napolin, apo e para pas epokës së Diego Armando Maradona në vitet 1987 dhe 1990.

Sa i përket Spallettit, ai bëhet trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e tij të parë në Serie A në moshën 64 vjeç e 58 ditë.

Lexo po ashtu Sa vlen skuadra e Napolit pasi u kurorëzua kampion i Serie A?

Ai mundi rekordin e mëparshëm të vendosur nga Maurizio Sarri në Juventus në 2019/20, kur ishte 61 vjeç e 203 ditë.

Teknikisht nuk është titulli i parë i ligës në karrierën e Spallettit, pasi ai kishte fituar edhe dy trofe në Superligën Ruse me Zenit St Petersburg në sezonet 2009/10 dhe 2011/12. /Telegrafi/