Telegrafi

Spalletti: Villarreali ambicioz, do të jetë vështirë

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, ka thënë se ndaj Villarrealit nuk do të jetë aspak lehtë para duelit që përplas të dy skuadrat në El Madrigal.

Roma duhet të tejkalojë Villarrealin për të synuar trofeun e Europa League dhe Spalleti e di se do të jetë vështirë.

“Mendoj se do të ishte më mirë të luanim ndaj Villarrealit në ndonjë fazë më të vonshme, pasi që është skuadër ambicioze, dhe këtë e ka treguar me ndërrim të trajnerit”.

“Do të jetë e vështirë dhe ne duhet që të jemi në krye të detyrës, duke treguar cilësitë dhe duke marrë një rezultat pozitiv. Lojtarët nuk mund të fshihen prapa emrit të Romës, andaj duhet të nderojmë fanellën”.

“Stadiumi i tyre është i nxehtë dhe ne kërkojmë që edhe në Itali të ndodhë ndërtimi i stadiumeve të tilla shpejt. Ne duhet që të shënojmë më shumë se një gol nëse duam të sigurojmë herët kualifikimin”, deklaroi Spalletti.