Telegrafi

Spalletti: Roma do të kthehet pas humbjes

Luciano Spalleti ka siguruar tifozët e Romës se ekipi do të kthehet me fitore qysh nesër në sfidën e vlefshme për Europa League.

Të enjtën Roma pret në shtëpi gjigantët çek të Plzenit, ku një fitore do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër për ta.

“Ne duhet që të kthejmë në të kundërt këtë trend dhe të mendojmë për ata që na shikojnë, të reagojmë pas humbjes në Bergamo”.

“Djemt janë të zhgënjyer dhe duhet të fiksohen shumë gjëra. Ekipi është gati të reagojë. Ne kemi pasur stërvitje të mira dhe do të siguroj që cilësitë tona të dalin në pah fuqishëm”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/