Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk ka mundur ta shpjegojë moskualifikimin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.
Giallorossët pësuan me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër Portos, ndërsa në atë takim dy lojtarë (Daniele De Rossi dhe Emerson) u përjashtuan me kartonë të kuq.
Ndërsa edhe në ndeshjen e parë Thomas Vermaelen u përjashtua me të kuq.
“Ajo që ndodhi ishte humbja e një ndeshjeje shumë të rëndësishme që do të na ndryshojë sezonin përpara dhe ne duhet ta pranojmë si të tillë”.
“Kartonët e kuq ishin naivë, sepse përfundimi i ndeshjeve me 11 lojtarë ishte karakteristika jonë në sezonin e kaluar. Asnjëherë nuk i dhamë shans arbitrit të na përjashtonte”.
“Tash po ndodh shumë shpesh dhe nuk mund ta kuptoj pse, sepse kemi qenë shumë të qetë”, ka deklaruar Spalletti për Mediaset Premium. /Telegrafi/