Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka lëvduar performancën e skuadrës së tij dhe mentalitetin pas fitores prej 3-1 ndaj Empolit.
“Ishte performancë e mrekullueshme, një performancë e nevojshme ndaj një ekipi të fortë”.
“Ne kemi luajtur me këtë sistem dhe ka gjëra që duhet të përmirësohen gjithmonë. Fakt është që ka shumë lojtarë që po aktivizohen edhe nga pankina dhe kjo është pozitive”, tha Spalletti.
Roma luajti me një sulmues “të rrejshëm” në maje të ofensivës, duke parë se me grip nuk luajtën Edin Dzeko, Alessandro Florenzi dhe Kostas Manolas. /Telegrafi/