Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se skuadra e tij ka 60 për qind gjasa që të kualifikohet tutje në Ligën e Evropës.
Giallorossët pësuan humbje prej 4-2 si mysafirë të Lyonit, ashtu që duhet të shënojnë së paku dy gola për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.
“Tashmë kam biseduar me lojtarët për përqindjen e shanseve. Mendoj se kemi 60 për qind gjasa që të vazhdojmë tutje”.
“Do të jetë një ndeshje e komplikuar dhe një prej prioriteteve tona do të jetë që ta çojmë topin shpejt përpara, dhe të përpiqemi të shënojmë një gol të menjëhershëm”.
“Të dyja skuadrat do të sulmojnë, pasi kemi sulmues të shkëlqyer. Duhet të dalim në fushë pa kurrfarë pendimi apo frike”.
“Mund të pranojmë gol, është e vërtetë, por mund të kualifikohemi edhe me rezultatin 3-1”, është shprehur Spalletti në konferencën për shtyp para ndeshjes së të enjtes. /Telegrafi/