Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka folur pas humbjes ndaj Sampdorias me rezultat 3-2.
Tekniku italian ka thënë se skuadra e tij nuk tregoi maturi dhe se nuk do të ketë blerje të mëdha në janar.
“Nuk kemi treguar maturi. Në pjesën e parë kemi vuajtur ritmin e Sampdorias, e cila ka luajtur më mirë se ne. Pjesën e dytë e filluam mirë, e kishim lojën në dorë, por nuk kemi treguar pjekuri në fund”.
“Nuk arritëm t’i lexonim mirë, u treguam të ngadalshëm”,
“Tregu i transferimeve? Nuk kemi asgjë për të rregulluar, vazhdojmë kështu”, ka thënë Spalleti. /Telegrafi/