Telegrafi

Spalletti: Nëse nuk fitoj, largohem

Luciano Spalletti është rikthyer në Romë pas një aventure në Rusi tek Zenit St Petersburg.

Por trajneri italian mund të largohet nga Roma nëse nuk arrin të fitojë trofe me klubin nga kryeqyteti italian.

“Jam rikthyer se e dua këtë qytet dhe këtë klub. Roma është klubi i zemrës time dhe fëmijëve të mijë”.

“Fitorja e trofeve është e domosdoshme për klubin, tifozët dhe qytetin”, deklaroi Spalletti.

Ai ka përsëritur deklaratën e tij se nëse nuk arrin të fitojë trofe do të largohet.

“Është e thjeshtë, nëse nuk fitoj trofe më duhet të largohem pasi do të thotë se nuk kam bërë punë të mirë”, tha Spalletti. /Telegrafi/