Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka folur pas barazimit ndaj Empolit me rezultat 0-0.
Tekniku italian ka thënë se lojtarët e tij arritën të bëjnë një paraqitje të mirë, por dështuan të ishin konkret.
“Pavarësisht se kishim shumë gjuajte në portë, ne nuk arritëm të shënonim. Në disa raste Skorupski ishte fantastik, në të tjerat dështuam ne”.
“Me kalimin e minutave, me një kundërshtarë të kompletuar dhe në një terren të atillë, gjërat u komplikuan. Por mendoj se skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe e kam shumë të vështirë t’i qortoj lojtarët e mi”.
“Ndonjëherë nuk po arrijmë të shprehim cilësitë e tona në metrat e fundit të fushë, mungon konkretizimi”, ka thënë Spalletti për Rai. /Telegrafi/