Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka folur pas shortit në Ligën e Evropës.
Skuadra e madhe italiane pas eliminimit nga Liga e Kampionëve do të luaj në Ligën e Evropës, ndërsa në grup është me skuadra si Viktoria Plzen, Austrija Vjenën dhe Astran.
“Është një grup shumë i balancuar. Sigurisht, ne jemi më të mirë në grup, por të tjera do të luftojë deri në ndeshjen e fundit. Viktoria është kampion për dy vjet rresht, ka një shkollë të mirë të futbollit, ka lënë prapa ekipe si Sparta dhe Slavia Pragës. Disa vjet më parë kane eliminuar Napolin”.
“Austria Vjenës ka tradite, Astra Giurgiu kanë larguar West Ham. Për ne ky është një raund i mirë, mund të ishim ne grup me Ajax, United, Bilbao, Villarreal dhe Zenit, të cilët janë për në Ligën e Kampionëve”.
“Ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me garat evropiane, ne e kemi provuar dhe nuk jemi të kënaqur me këto turne”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/