Telegrafi

Spalletti: Interi duhet ta kopjojë ekipin e të rinjve

Luciano Spalletti thoët se Interi duhet që të ndjekë ekipin e të rinjve pas suksesit të fundit me titull të ekipit të të rinjve Nerazzur.

Duke folur në prezantimin e tij zyrtar të mërkurën, Spalletti po ashtu shprehu dëshirën e tij që të kthejë Interin në rrugën e historisë.

“Ekipi i të rinjve? Unë kam respekt të madh dhe përgëzoj Vecchin për suksesin me titull të vështirë dhe të rëndësishëm. Komplimentet e mia për djemt në fjalë”.

“Shpresoj se ata do të vazhdojnë të bëjnë mirë, gjë që është me rëndësi. Ne duhet që të shikojmë ata. Zakonisht të rinjt shikojnë ekipin e parë, por ne duhet të shikojmë te ekipi i të rinjve”.

“Arsyeja pse kam ardhur këtu është që të kthej Interin në rrugën e historisë”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/