Roma ka pësuar humbje pas katër viteve nga rivali lokal, Lazio.
Lacialët mposhtën Romën me rezultat të pastër 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka deklaruar se kjo humbje është e vështirë por skuadra e tij do të mendoj ta përmbysë rezultatin.
“Ne do të shohim në ndeshjen e ardhshme. Është një humbje që na pengon, por nuk është një rezultat i vështirë për t’u përmbysur”.
“Pres nga lojtarët të tregojnë maturi ne ndeshjen e kthimit. Një rezultat 2-0 në shtëpi është plotësisht i arritshëm”.
“Tani ne mund të themi çdo gjë që ne duam. Unë mendoj se Nainggolan nuk ka luajtur keq, unë mendoj se ai bëri mirë, sidomos kur e pozicionova në mesfushë”, tha Spalletti. /Telegrafi/