Roma është mposhtur në shtëpi nga Lazio me rezultat 1-3, edhe pse ishte favorit për ta fituar derbin.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti nuk ka mbetur i kënaqur me rezultatin dhe me lojën e treguar nga futbollistët e tij.
Ai ka thënë pas ndeshjes se futbollistët humbën shumë raste në fushë.
“Lazio janë të mirë në mbrojtje dhe solid në mesfushë, me një numër të madh të lojtarëve në frontin e linjës mbrojtëse”.
“Kemi humbur shumë mundësi të pastra për të bërë gola. Kjo bën një dallim. Loja është pak e çrregullt, sepse nga pikëpamja psikologjike kemi vuajtur dhe nuk kemi reaguar”, deklaroi Spalletti.
Në fund trajneri italian, ka deklaruar se nuk po e mendon njëherë vazhdimin e kontratës pasi është i fokusuar në ndeshjet e fundit në kampionat. /Telegrafi/