Telegrafi

Spalletti i frustruar me skuadrën

Roma ka lëshuar fitoren nga duart ndaj Cagliarit në javën e dytë në Serie A.

‘Giallorosët’, ishin duke udhëhequr 2:0 por në fund pësuan dy gola dhe barazuan 2:2.

Fajtori kryesor për këtë barazim ishte Alessandro Florenzi, ndërsa trajneri Luciano Spalletti ka shpërthyer me kritika pas ndeshjes.

“Në këtë takim lojtarët kishin karakter dhe mentalitet të lodhur. Gabojnë gjërat elementare, gabojnë në momentet e pagabueshme”.

Lexo po ashtu Guardiola flet për Shaqirin

“Nuk arrij t’i kuptoj këta lojtarë. Futën në ndeshje sikur t’i detyrojë dikush, gafa e Florenzit është e pafalshme”.

“Florenzi kapiten? “Po. De Rossi bëri një gabim dhe është ndëshkuar ndërsa ai e ka pranuar këtë. Të gjithë ata që gabojnë do të ndëshkohen, duke filluar nga un”, përfundoi Spalletti. /Telegrafi/