Site icon Telegrafi

Spalletti e pranon barazimin

Jemi mësuar ta shohim Romën e tij vetëm duke fituar në tetë javët e fundit në Serie A.

Por Interi i Roberto Mancinit ka arritur t’ia marrë një pikë Romës së Luciano Spallettit.

Trajneri italian ka folur pas ndeshjes duke pranuar barazimin por edhe duke pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur si më parë.

“Duhet ta pranojmë këtë barazim. Kemi humbur shumë topa, nuk e menaxhuam mirë ndeshjen dhe humbëm shumë energji”.

“Në fund krejt çfarë më gëzon është reagimi i skuadrës pas golit të pësuar. Duhet të shikojmë para dhe mos të ndalemi me kaq pasi na presin edhe shumë ndeshje deri në fund”, tha Spalletti pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version