Telegrafi

Spalletti: Duhet të gjejmë ekuilibrin

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, pas barazimit 2-2 ndaj Cagliarit ka kërkuar përqendrim nga lojtarët e tij.

Tekniku italian ka pranuar se duhet ende punë edhe në aspektin teknik.

“Ne duhet të gjejmë ekuilibrin, jo vetëm në aspektin taktik, por në atë të përqendrimit”, ka thënë Spalletti.

Lexo po ashtu Ausilio ia mbyll derën Juventusit dhe Romës për Brozovicin

Në dy javët e para Roma ka mbledhur katër pikë, pasi fitoi ndaj Udineses dhe barazoi ndaj Cagliarit.

Ndërsa skuadrat me nga gjashtë pikë janë Genoa, Sampdoria, Juventusi dhe Sassuolo. /Telegrafi/