Site icon Telegrafi

Spalleti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit kundërshtar, Spartak Moska tallet me një meme për kapjen e Saddam Husseinit

(Foto: Screenshot/Twitter/Spartak Moscow)

Kanali i Spartak Moskës në rrjetet sociale ka vazhduar të tallet me Napolin dhe trajnerin Luciano Spalletti duke përdorur një meme të bazuar në kapjen e Saddam Hussein.

‘Armiqësia’ ndërmjet dy klubeve filloi në ndeshjen e parë në Stadio Diego Armando Maradona, ku skuadra ruse fitoi me rezultat 3-2.

Ata postuan disa mesazhe tallëse në Twitter, mirëpo gjërat eskaluan këtë mbrëmje (e mërkurë) pasi ekipi moskovit fitoi me rezultat 2-1.

Spalletti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit të Spartakut, Rui Vitoria, ashtu që faqja e klubit rus e quajti kloun.

Më pas, ata shfrytëzuan një reagim të strategut italian nga humbja në shtëpi, me premtimin e tij se do ta shihnin se çfarë do t’u ndodhte në Moskë.

“Zonja dhe zotërinj, e kemi kapur”, është përshkrimi.

Ky klip është një meme nga Paul Bremer, i cili në dhjetor të vitit 2003 njoftoi se forcat amerikane e kanë kapur diktatorin e Irakut, Saddam Hussein. /Telegrafi/

https://twitter.com/fcsm_eng/status/1463579032721575943?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1463579032721575943%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fspartak-moscow-use-saddam-hussein-meme-on-spalletti-and-napoli%2F

Exit mobile version