Telegrafi

Spalleti i matur para derbit ndaj Lazios

Luciano Spalletti , trajneri i Romës, thotë se përballja me Lazion është një ndeshje e veçantë.

Roma dhe Lazio do të ndeshen sot pasdite në derbin e madh italian. Tekniku italian mendon se sfida mes skuadrës së tij dhe Lazios nuk është sikurse takimet tjera të Serisë A.

“Para së gjithash derbit të tilla janë të veçanta”

“Nuk është si ndeshjet tjera të Serisë A”, ka thënë Spalletti. “Ne kemi punuar shumë këtë javë dhe ne jemi të motivuar për këtë ndeshje”, tha ai.

Ai beson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje të mirë kundër rivalëve të përbetuar, Lazios.