Telegrafi

Southamptoni i Armando Brojës mposhtë me rezultat të pastër Norwichin e Milot Rashicës

Armando Broja dhe Milot Rashica janë përballur përsëri në Ligën Premier dhe kësaj radhe sulmuesi shqiptar ka dalë fitues.

Southampton ka arritur një fitore të pastër 2-0 përballë Norwichit, në një ndeshje ku dy yjet shqiptarë e nisën nga minuta e parë.

Che Adams në minutën e 36-të dhe Oriol Romeu në të 88-tën realizuan golat për fitoren e skuadrës vendase.

Armando Broja qëndroi në fushë 81 minuta, derisa Rashica te Norwichi ishte në lojë deri në minutën e 72-të.

Reprezentuesi shqiptar mori notë 7,1 derisa ai kosovar u vlerësua me notën 6,4.

Pas 26 ndeshjeve, Southampton zë vendin e nëntë në tabelë me 35 pikë, derisa Norwichi ndodhet e fundit me vetëm 17 pikë. /Telegrafi/