Kjo nuk kishte ndodhur tash e 32 vite, por Southampton, të paktën për një kohë të shkurtër është lider i Ligën Premier.
Sigurisht kjo mund të mos zgjasë shumë. Me shumë gjasa ndeshjet e së shtunës pasdite, mund ta rrëzojnë nga pozita e parë, dhe në këtë pozitë Southamphton, mund të mos vije më këtë edicion, por të paktën për disa orë ata do ta shijojnë.
Ajo që mund të thuhet është se Southampton e ka merituar këtë, pasi vjen pas një serie shumë të mirë deri këtu.
Trajneri Ralph Hasenhuttl, ka kombinuar një skuadër shumë të mirë dhe fitorja ndaj Newcastlen me rezultat 2-0, tregon më shumë për punën e tij.
Check the league table 👀 pic.twitter.com/UefPpSyerv
— Southam(P)ton FC (@SouthamptonFC) November 6, 2020
Golat e Che Adams dhe Stuart Armstrong ia dhanë fitoren “Shenjtorëve”, që tani me 16 pikë janë lider, me aq pikë sa Liverpooli.
Në këtë pozitë, Southamphton nuk kishin qenë që nga viti 1988.
STOP THE COUNT pic.twitter.com/rS94knWEhO
— Southam(P)ton FC (@SouthamptonFC) November 6, 2020
Klubi me një postim një rrjetet sociale, ka përdorur ironinë, duke thënë se koha duhet të ndalet tani. /Telegrafi/