Telegrafi

Southampton 1-4 Man City, notat e lojtarëve

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhetim te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke iu ofruar në pesë pikë Arsenalit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sekou Mara (73’) për vendasit, ndërsa Erling Haaland (45’, 68’), Jack Grealisht (58’) dhe Julian Alvarez (75’) për Cityn.

Lexo po ashtu Man City fiton thellë në udhëtim te Southamptoni

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte mesfushori Grealish, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Kyle Walker-Peters, i cili u vlerësua me 5.8.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/