Manchester City ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke mposhtur Southamptonin, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.
Goli i vetëm në këtë fitore të Qytetarëve u shënua në minutën e 16-të me anë të Raheem Sterling.
Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes ishte pikërisht anglez, Sterling, i cili pas golit të fitores u vlerësua me notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për lojtarin e mysafirëve, Nathan Tella që u notua me 5.8.
Southampton:
Man City:
/Telegrafi/