Southamphton ka barazuar në shtëpi me Manchester Cityn me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që arritën të shënon që në minutën e 7-të.
Mbrojtësi anësor Kyle Walker-Peters që gjuajti bukur për 1-0.
https://twitter.com/GoalsPark_/status/1484958445342437377
Në minutën e 23-të Armando Broja gjeti golin, por ai u anulua për pozitë jashtë loje.
Just here to watch amando Broja. And he does this. pic.twitter.com/1DH2bBJGiS
— Zippora (@Zippora_Tes) January 22, 2022
Man City u këndell në fundin e pjesës së parë, duke rrezikuar me Reahem Sterling që humbi dy raste shumë të mira, njëri prej tyre i vetëm me portierin.
Edhe pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi, ku fillimisht rrezikoi Rodri, por goditja e tij u prit nga portieri.
Në minutën e 54-të, Broja ka mundur të shënojë sërish, por goditja e tij u ndal nga portieri Ederson që bëri një pritje të madhe.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Aymeric Laporte mbetet i vetëm dhe me kokë shënon për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484964132008964104
Man City provoi ta fitojë ndeshje me disa raste, por nuk ishin të saktë.
Goditja e Kevin de Bruyne nga distanca në çastet e fundit të ndeshjes shkoi ngjiyur me shtyllën.
Koha shtesë ishte gjashtë minuta, por gola nuk solli.
5️⃣0️⃣0️⃣
It's 500 @premierleague points for @PepTeam 🙌#ManCity pic.twitter.com/82v9fVOZFb
— Manchester City (@ManCity) January 22, 2022
Man City ndalet në barazim pas 12 fitoresh radhazi dhe me 57 pikë mbetet lider, ndërsa ngjitet në pozitën e 12-të me 25 pikë. /Telegrafi/