Site icon Telegrafi

Sousa i gatshëm të marrë drejtimin e Romës

Roma mund të shkarkojë Eusebio Di Francescon nëse ai nuk e mposht Genoan të dielën, me Paulo Sousan që besohet se është gati që të pranojë kontratën gjashtëmujore.

Strategu italian arriti që të zë vendin e tretë dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, Di Francesco këtë sezon është përballur me lëndime dhe rënie totale nga forma, duke nxitur kritika nga tifozët.

Përkundër faktit se Roma kaloi grupet, Giallorosët janë nën presion të hatashëm për të shkarkuar Eusebio Di Francescon, nëse ai nuk ndryshon gjërat shumë shpejt.

Sipas Correire dello Sport, kandidati primar është Sousa, ish-bosi i Fiorentinas i cili vjen nga një aventurë me Tianjin Quanjin në Kinë.

Opsione tjera të përmendura nga mediat italiane përfshijnë Vincenzo Montellan, ish-trajnerni e Realit Julen Lopetegui dhe Fabio Capellon.

/Telegrafi/

Exit mobile version