Villarreali dhe Manchester Unitedi do të luajnë sot (e mërkurë) për trofeun e dytë më të vlefshëm për klubeve evropiane, atë të Ligës së Evropës.
Gara e dytë më e madhe ekipore evropiane po shkon drejt fundit, pasi sot zhvillon finalen e madhe dhe zbulon fituesin e trofeut.
Klubi spanjoll, Villarreal dhe ai anglez Manchester Unitedi do të takohen mes vete në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00.
🏆 IT'S FINAL DAY! 🏆
🟡 Villarreal or Manchester United? 🔴@UKEnterprise | #UELFixtures | #UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 26, 2021
Sikurse ‘Nëndetësja e Verdhë’ me në krye ‘ekspertin e garës’ Unai Emery, ashtu edhe ‘Djajtë e Kuq’ me Ole Gunnar Solskjaer janë gati dhe duan trofeun.
Kjo finale do të zhvillohet në ‘Stadion Miejski’ në Gdansk të Polonisë dhe pritet t’i ketë deri në 9500 tifozë të pranishëm. /Telegrafi/