Telegrafi

Sot zhvillohet dy ndeshjet tjera çerekfinale në Kupën e Kosovës, vëmendja në Mitrovicë

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet tjera të çerekfinales së Kupës së Kosovës, për të kompletuar katër ekipet gjysmëfinaliste.

Gjatë ditës së mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës, në mes të Feronikelit e Prishtinës dhe Dukagjinit e Drenicës.

Fitore shënuan Prishtina në penallti dhe Dukagjini gjatë kohës së rregullt, duke u bërë dy ekipet e para që sigurojnë gjysmëfinalen.

Lexo po ashtu Prishtina fiton në penallti trilerin me Feronikelin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar edhe dy takimet tjera dhe njësoj sikur ato të djeshmet edhe këto pritet të jenë interesante.

Vëmendja pritet të jetë në Mitrovicë ku luajnë dy rivalë të vjetër, pasi Trepça ’89 pret Llapin në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Ndeshja tjetër, por jo më pak interesante është ajo në mes të rivalëve nga Liga e Parë, ku Istogu pret A&N në stadiumin ‘Demush Mavraj’.

Të dy ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/