Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Në këtë xhiro spikat derbi i qytetit të Gjilanit, ku Gjilani luan me Dritën, një ndeshje që mund të vendos titullin e kampionit.
Drita është lidere me pikë të barabarta me Ballkanin dhe ndaj rivalit të qytetit iu duhet vetëm fitore, ndërsa Gjilani me fitore do ta siguronte vendin e tretë.
Ballkani në anën tjetër luan në shtëpi me Llapin, në një ndeshje tjetër interesante, pasi edhe llapjanëve iu duhen pikët.
Prishtina do të jetë mysafir i Malishevës në “Liman Gegaj”, ku skuadrat kanë ambicie të kundërta, pasi kryeqytetasit luajnë për garat evropiane, ndërsa malishevasit për mbijetesë.
Ferizaj pret Trepçën 89, ndërsa Dukagjini udhëton te Drenica e rënë nga elita. /Telegrafi/