Sot nga ora 14:00 do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Trepça do të jetë nikoqirë i Besës në ndeshjen që gjykohet nga Besfort Kasumi.
Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Drenicës dhe Llapi. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Kreshnik Vula.
Ndeshja e fundit në kampionat mes këtyre dy skuadrave nuk shkoi mirë, pasi që u ndëshkuan me karton të kuq pesë futbollistë. /Telegrafi/