Pas shumë befasive turneu IEM Rio Major ka arritur në fazën e gjysmëfinales, ku katër ekipe do të garojnë për vendin e parë dhe çmimin prej 500.000 dollarësh.
IEM Rio Major turneu i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, ka bashkuar ekipet më të mira të botës në garë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarësh.
Ditën e djeshme u zhvilluan dy ndeshje fantastike, Heroic mposhti ekipin Spirit me rezultat 2-0 me mapa, ndërsa FURIA eliminoi finalistin e Majorit të kaluar ekipin ukrainas Na’Vi.
Dy ekipet tjera të cilat kanë siguruar gjysmëfinalen janë MOUZ dhe Outsiders, të cilat ndeshjet i zhvilluan ditën e enjte.
Sot do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales në sallën Jeunesse Arena, ku atmosfera pritet të jetë fantastike.
The final four of #IEM Rio Major ⤵️
🇪🇺 @mousesports
🇷🇺 Outsiders
🇩🇰 @heroicgg
🇧🇷 @FURIA pic.twitter.com/kgdSep9v1y— HLTV.org (@HLTVorg) November 12, 2022
Duke filluar nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja Outsiders ndaj MOUZ, ndërsa nga ora 21:30 do të përballen FURIA ndaj Heroic e cila pritet të jetë ndeshja e ditës.
Ndeshjet e IEM Rio Major mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/