Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet e para të turneut të CS:GO – Blast Premier World Final

(Foto: HLTV)

Kanë mbetur edhe shumë pak orë nga fillimi i turneut të fundit të CS:GO për vitin 2022, Blast Premier World Final i cili po mbahet në Abu Dhabi, Dubai.

Tetë skuadra kanë udhëtuar për në Dubai për të garuar ndaj njëra tjetrës për grupin e çmimeve prej një milion dollarë.

Ky është turneu i fundit për vitin 2022 në CS:GO, dhe skuadrat do të mundohen ta përmbyllin vitin me një trofe.

Ndeshjet e grupit A do të nisin nga ora 07:00 me derbin Outsiders ndaj Liquid në formatin ‘Bo3’.

Ndeshja tjetër e grupit A do të zhvillohet ndërmjet FaZe dhe G2 duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkaq ndeshjet e grupit B do të fillojnë nga ora 13:00 me Heroic ndaj OG, ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Na’Vi dhe Vitality nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Blast Premier në platforma të ndryshme. /Telegrafi/