Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Mesjava ka rezervuar futbollin në Kosovë, me ndeshjet e Kupës të cilat zhvillohen sot në kuadër të gjysmëfinales.

Me katër klube të mbetura tashmë në garë, të gjitha synojnë ta bëjnë hapin e madh për të kaluar në finale dhe për të siguruar trofeun.

Lexo po ashtu Delegohen gjyqtarët për dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku janë katër skuadrat që gjenden në këtë fazë dhe kërkojnë trofeun, i cili i dërgon në Evropë.

Padyshim ndeshje më e fortë dhe më interesante është ajo në mes të dy skuadrave nga Superliga, Prishtina dhe Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen tjetër, Drita është nikoqire e Ramiz Sadikut në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy ndeshjet janë paraparë të nisin nga ora 14:00, ndërsa takimet e dyta janë planifikuar për javën e ardhshme. /Telegrafi/