Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupën e Kosovës, vëmendja në Prishtinë

Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e para të dy gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.

Kupa e Kosovës ka hyrë në “zonën e nxehtë” pasi tashmë vetëm katër skuadra do të rivalizojnë për trofeun dhe daljen në Evropë.

Prishtina e Llapi nga Superliga dhe Istogu e Dukagjini nga Liga e Parë janë skuadrat e mbetura, të cilat sot do t’i zhvillojnë ndeshjet e para.

Vëmendja padyshim se është në Prishtinë, ku vendasit kryeqytetas presin rivalët e vjetër rajonal të Llapit.

Takimi tjetër gjysmë-final do të zhvillohet në Istog, ku “Troftat” presin Dukagjinin.

Të dy ndeshjet pritet të zhvillohet nga ora 15:00.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas dy jave apo saktësisht me datë 21 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version