Sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante të Vala Superligës, ku në Gjilan e Prishtinë ka ballafaqime mes skuadrave që e kanë nisur mirë dhe keq kampionatin.
Gjilani, pas dy fitoreve radhazi ndaj Feronikelit dhe Ferizajt, pret në shtëpi Drenicën, e cila nuk është mposhtur ende këtë sezon, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen tjetër, Hajvalia dhe Trepça janë në kërkim të pikëve të para në edicionin e ri. Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.
E shtunë
Gjilani – Drenica
(G.Nuza, A.Latifi, B.Rama, L.Mustafa)
Hajvalia – Trepça
(K.Vula, B.Kepuska, K.Bajrami, G.Shala)