Pas dy super ndeshjeve mes Prishtinës dhe Liqenit, rezultati në seri është i barabartë (1-1).
Ndeshjen e parë e fitoi Prishtina pas penalltive, ndërsa e dyta i takoi Liqenit me rezultat 4-3.
Sot nga ora 20:00 të dy skuadrat do të përballen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Fituesi i duelit do të shpallet kampion për sezonin 2022/23.
FC Liqeni është fitues në dy vitet e fundit, ndërsa FC Prishtina 01 e kërkon trofeun për herë të parë në histori të klubit.
Kujtojmë, që këtë vit FC Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht FC Liqenin. /Telegrafi/