Manchester United do të deklarohet sot (e premte) rreth statusin e Zlatan Ibrahimovicit.
Sulmuesi suedez përfundon kontratën në fund të muajit dhe United pritet të bëj publike nëse Ibrahimovic bën pjesë në listën e tyre për sezonin e ri, sipas Sky Sports.
United, nëse ata dëshirojnë të mbajnë Ibrahimovic, mund të përfshijnë një shënim në listën e paraqitur që konfirmon vendimin e tyre.
Megjithatë, sulmuesit pritet t’i tregohet dera e klubit pas operacionit në gju muajin e kaluar.
Ibrahimovic pritet të mungojë një kohë të gjatë që besohet të jetë rreth 8-10 muaj. /Telegrafi/