Telegrafi

Sot do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim rruga “Martirët Halimi” në Obiliq

Sot më datë 17 shtator, në kuadër të punimeve “Rikonstruktimi i rrugëve”, rruga “Martirët Halimi”, do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Kjo është bërë e ditur nga komuna e Obiliqit, transmeton Telegrafi.

Përmes një njoftimi të bërë nga komuna, pjesa e rrugës që do të mbyllet është nga stacioni i zjarrëfikësve e deri te kthesa për në Dardhishtë.

“Segmenti që do të mbyllet shtrihet nga stacioni i zjarrfikësve deri te kthesa për Dardhishtë, nga ora 09:00 deri në 18:00, për shkak të asfaltimit të shtresës së dytë. Lusim qytetarët që për lëvizje të lirshme të shfrytëzojnë rrugën alternative “Ali Maloku””, thuhet në njoftim. /Telegrafi/