Sot nga ora 14:00 do të bllokohet për qarkullim rruga Pestovë-Druar sepse do të bëhet asfaltimi i rrugës.
Kështu ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme, shkruan Telegrafi.
“Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se sot nga ora 14:00 do të bllokohet për qarkullim rruga Pestovë-Druar, për shkak se do të bëhet asfaltimi i rrugës”, thuhet në njoftim.
Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të përdorin rrugët alternative. /Telegrafi/