Ballkani do të bëjë sot (e martë) debutimin në Evropë, derisa përballë do të ketë Zalgirisin në kuadër të 1/8 së finales së raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Suhareka u shpall kampion po ashtu për herë të parë në BKT Superligën e Kosovës, duke ia dalë kështu që të kualifikohen për ndeshje kualifikuese për në garën më të madhe për klube në Evropë.
Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me kampionin në fuqi që synon të marrë rezultat pozitiv.
Ballkani tashmë është përgatitur për këtë ndeshje të madhe ndaj klubit nga Lituania me disa përforcime të reja, dhe synon të shkojë sa më lartë që të mundet.
Në anën tjetër, Zalgiris po ashtu synon që të kalojë në rrethin tjetër, duke qenë një përballje e nxehtë. /Telegrafi/