Qyteti i Vitisë sot feston Ditën e Çlirimit. Me rastin e kësaj dite, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti janë organizuar shumë evente.
Duke filluar nga seanca solemne në Kuvendin Komunal, pastaj vazhdohet me homazhe në varrezat e dëshmorëve. Pas homazheve, do ta mbahet festivali për fëmijë “Hana”, pastaj ora letrare “Ora e Lirisë”.
Ndërsa, Dita e Çlirimit do të përmbyllet me koncertin festiv në sheshin e qytetit, ku përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, janë ftuar qytetarët të marrin pjesë. /Telegrafi/