Site icon Telegrafi

Sot nis Kolonia e Artit “Muaji i Pikturës” në Vushtrri, bashkon 40 artistë – sjell kreativitet përmes fuqisë së ngjyrave

Qyteti i Vushtrrisë

Gjatë ditës së sotme do të nis një ngjarje kulturore në Vushtrri, Kolonia e Artit “Muaji i Pikturës”, e cila do të bashkojë 40 artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Kjo ngjarje do të sjell kreativitet dhe emocion përmes fuqisë së ngjyrave dhe artit, shkruan Telegrafi.

Ky është edicioni i gjashtë i kësaj ngjarjeje, në të cilën për tri ditë rresht, artistët do të krijojnë vepra të frymëzuara nga arkitektura e lashtë, rrugicat historike dhe atmosfera unike e Vushtrrisë.

“Çdo brushë e tyre do të pasqyrojë bukurinë dhe historinë e qytetit, duke sjellë mesazhe të fuqishme përmes artit”, thuhet në njoftim.

Kolonia e Artit “Muaji i Pikturës”

Hapja solemne e kësaj ekspozite do të mbahet të dielën, në orën 17:00, në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës. /Telegrafi/

Exit mobile version