Telegrafi

Sot në qendrat e mjekësisë familjare në Gjilan fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka njoftuar se sot do të filloj vaksinimi për gripin sezonal.

Përmes një njoftimi, QKMF ka njoftuar se grupet me prioritet per t’u vaksinuar janë punëtorët shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike etj.

QKMF gjithashtu ka listu edhe qendrat ku qytetarët mund të vaksinohen, por secili nga ta mund të marrë vaksinën në qendrën më të afërt gjatë ditëve të punës.

“QKMF “Dr.Nagip Rexhepi”-07:00-19:00, QMF “Dardania “-07:00-19:00, QMF “Arbëria” -07:00-19:00, QMF “Dheu i Bardh”-07:00-19:00, QMF “Ramiz Cërrnica”-07:00-19:00, QMF “28 Nëntori “-07:00-19:00, QMF “Bresalc” -08:00-13:00, QMF “Zhegër “-08:00-13:00, QMF “Cërrnicë”- 08:00-13:00, QMF “Malisheve”- 08:00-13:00, QMF “Pogragjë” – 08:00-13:00, QMF “Përlepnic” – 08:00-13:00, QMF “Miresh”- 08:00-13:00”

“AMF “Livoq i Ulët “- 08:00-13:00, AMF “Llashtic” – 08:00-13:00, AMF “Uglare “- 08:00-13:00, AMF “Kishna Pole” – 08:00-13:00, AMF “Verbic e Zhegovcit”- 08:00-13:00”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/