Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ku do të mësohet edhe finalisti i parë për edicionin 2023/24.
Paris Saint-Germain është nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja mes këtyre dy klube do të zhvillohet në “Parc des Princes” dhe pritet të fillojë nga ora 21:00.
Semi-final decider in Paris ⌛️#UCL pic.twitter.com/IlVS1ToTJC
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 7, 2024
Vendasit janë të etur për të shkrirë disavantazhin prej 1-0 nga ndeshja e parë dhe të bëhet finalisti i parë i këtij edicioni.
Në anën tjetër, mysafirët nga Gjermania do të tentojnë të ruajnë epërsinë, pasi edhe një barazim do t’i rikthente në finalen e madhe pas 11 vitesh. /Telegrafi/