Komuna e Fushë Kosovës ka njoftua se sot do të bllokohet për qarkullim rruga “Hajrullah Zymi”.
Në njoftim thuhet se mbyllja e rrugës po bëhet për shkak të disa punimeve.
“Ju njoftojmë se më 17 dhjetor 2024, rruga “Hajrullah Zymi” do të jetë e bllokuar nga ora 08:00 deri në ora 18:00, për shkak të përfundimit të punimeve dhe vendosjes së sinjalizimit rrugor”, thuhet në njoftim.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/