Telegrafi

Sot luhen gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Sot do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Makedonija GjP, ndërsa Struga Trim Lum do të luajë kundër Sileksit.

Edhe në këtë fazë nuk ka ndeshje të kthimit, ndërsa finalisti përcaktohet vetëm me një lojë.

Të dyja takimet gjysmëfinale Struga Trim Lum – Sileksi dhe Shkëndija – Makedonija Gjorçe Petrov do të luhen në orën 15:00./Telegrafi/