Antonio Conte do të drejtojë sot për herë të parë Tottenham Hotspur në ndeshjen e Ligës e Konferencës.
Vitesse Arnhem do të jetë kundërshtari i tij i parë, me skuadrën holandeze që ka mbërritur në Londër për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham.
Conte ka dy ndeshje radhazi – kjo ndaj Vitesses dhe ajo në udhëtim ndaj Everton të dielën – për të filluar pastaj punën e vërtetë në pushimin e kombëtarave.
We can confirm that Antonio and his coaching staff have received their work permits and will take charge of tonight’s @europacnfleague group match against @MijnVitesse at @SpursStadium.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 4, 2021
Sot ai ka dal në stërvitje me skuadrën edhe pse pas dite do të zhvillojnë ndeshje.
Si mund të rreshtohen Spurs
Si në Chelsea ashtu edhe në Inter, formacioni i tij ishte 3-5-2, dhe do të jetë interesante të shihet nëse ai do të bëjë këtë edhe kundër Vitesse .
Harry Kane ka luajtur shumicën dërrmuese të karrierës së tij si një sulmues i vetëm në formacione 4-3-3 ose 4-2-3-1, por Son Heung-min ka luajtur si sulmues ndihmës për pjesën më të madhe të kësaj kohe dhe ai mund të luajë në sulm me Kane nën drejtimin e Conte.
Welcome to your new home, boss.
🏡 @SpursStadium pic.twitter.com/VChqwPGywJ
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 4, 2021
Më tej, mbetet të shihet se a do të luajnë Dele Allin dhe Harry Winks, pasi me Jose Mourinhon dhe Nuno Espirito Santon ata nuk luanin.
Pierre-Emile Hojbjerg mund të luajë rolin e Nicolo Barellas.
Në anën e pasme, Sergio Reguilon pritet të jetë i majtë, ndërsa Emerson Royal i djathtë.
Head Coach: Antonio Conte.
First Team Coach: Ryan Mason. pic.twitter.com/wjwJ7ZVf1j— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 4, 2021
Conte ka shumë opsione në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/