Sot (e hënë) fillon turneu i parë kualifikues, për turneun BLAST Paris Major, i cili do të mbahet në qytetin e Parisit.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë turne kanë të gjitha skuadrat evropiane, qofshin ato profesionale apo amatore.
Më shumë se 800 skuadra janë pjesë e turneut kualifikues i cili pritet të fillojë nga ora 18:00, me ndeshjet të cilat zhvillohen në formatin ‘Bo1’, dhe vetëm tetë më të mirat do të sigurojnë vendin në ‘Closed Qualifiers’.
Pjesë e këtij turneu kualifikues do të jenë edhe shumë skuadra shqiptare të cilat do të mundohen që të sigurojnë një vend për në ‘Closed Qualifiers’.
Për t’u regjistruar në kualifikuese, skuadrat duhet të regjistrohen në platformën Challengermode.
Ndeshjet më interesante pritet të transmetohen në Twitch, ndërsa të drejtë transmetimi kanë edhe vetë skuadrat. /Telegrafi/