Periudha festive sjell tradicionalisht një spektakël futbolli në Angli dhe sot (e martë) është dita e famshme e njohur si ‘Boxing Day’, një ditë e pritur me padurim nga miliona tifozë të Ligës Premier.
Boxing Day, ose e nesërmja e Krishtlindjes, na sjell pesë ndeshje në Ligën Premier dhe 12 në Championship. Pesë duele të nivelit elitar të futbollit anglez do të luhen në katër orare të ndryshme në mënyrë që tifozët të shijojnë gjithë ditën.
Disa teori janë të lidhura me ekzistencën e Boxing Day, dhe më e përfolura është se është dita e parë pas Krishtlindjes kur anglezët e pasur u bënin dhurata shërbëtorëve të tyre.
Dita pas Krishtlindjes quhet Day of Boxes, ndërsa anglezët përdorin termin Boxing Day.
Një pjesë e traditës është që biletat në Boxing Day janë më të lira në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund t’i përballojnë ato, dhe gjithashtu thuhet se mbajtësit e biletave vjetore shpesh dhurojnë biletat e tyre në këtë ditë.
‘Twas the night before Boxing Day… pic.twitter.com/kwFfXdYQdk
— Premier League USA (@PLinUSA) December 26, 2023
Programi fillon në orën 13:30 kur Newcastle pret Nottingham Forest. Nga ora 16:00 takohen Bournemouth – Fulham dhe Sheffield United – Luton, dhe nga ora 18:30 Liverpool do të presë Burnleyn.
Ndeshja më emocionuese e ditës luhet nga ora 21:00. Manchester United do të mirëpresë Aston Villan, e cila ka shanse të marrë kryesimin e tabelës në Ligën Premier.
Programi i javës së 19-të:
E martë:
13:30 Newcastle – Nottingham Forest
16:00 Bournemouth – Fulham
16:00 Sheffield United – Luton
18:30 Burnley – Liverpool
21:00 Manchester United – Aston Villa
E mërkurë:
20:30 Brentford – Wolves
20:30 Chelsea – Crystal Palace
21:15 Everton – Manchester City
E enjte:
20:30 Brighton – Tottenham
21:15 Arsenal – West Ham
/Telegrafi/